Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kjo parti ende nuk ka vendosur se kush do jetë kandidat për kryeministër të Kosovës nëse shkohet në zgjedhje të reja.
Haradinaj i pyetur nga KosovaPress lidhur me këtë çështje, ka thënë se duhet të shkarkohet qeveria Kurti, porse sipas tij ka rëndësi procesi që qon në zgjedhje dhe jo data siç ka deklaruar kryetari nga Partia Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi.
Ndërsa i pyetur nëse do e përkrahin mocionin për shpërbërje të kuvendit nëse ju kërkohet, ai ka thënë se kanë mocion për shkarkim të qeverisë Kurti, porse nëse shkohet drejt në shpërbërje të kuvendit, është agjenda e kryeministrit Kurti.
Mes tjerash, Haradinaj ka komentuar edhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Ndërkaq, i pyetur për deklaratën e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha lidhur me grupet tjera të orkestruara nga Serbia që mund ta sulmojnë sërish veriun, Haradinaj nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë. Mirëpo, sipas tij, Kosova duhet me qenë vigjilente dhe bashkë me aleatët që mos të lejojë asnjëherë rrezikimin e Kosovës.
Haradinaj poashtu ka thënë se falë aleatëve Kosova po anëtarësohet në organizata, dhe jo nga puna e qeverisë Kurti.