AAK: Haradinaj ishte kandidat yni për president...Kurti e gjuan fajin te tjerët për zgjedhjet e reja
Ngjarjet Kryesore
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AAK: Haradinaj ishte kandidat yni për president...Kurti e gjuan fajin te tjerët për zgjedhjet e reja
besnik tahiri e beke berisha
28/04/2026 - 21:27
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar, në emër të kësaj partie, kryeministrin Albin Kurti se qëllimi i tij kryesor nuk është zgjedhja e presidentit të Kosovës por adresimi te të tjerët i fajit për shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Kjo nuk është asgjë tjetër veç tendencë për me bartë fajin në njërën anë dhe tjetrën. AAK-ja nuk ka qenë e ftuar në asnjë diskutim. Në asnjë moment dhe situatë nuk ka ikur nga përgjegjësia për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, tha ai në konferencë për media në hapësirat e Kuvendit.

Deputeti tjetër i AAK-së, Bekë Berisha, tha se kjo parti e ka pasur kandidatin e saj për president, që ka qenë kryetarit i Aleancës, Ramush Haradinaj, mirëpo që i njëjti, sipas tij, nuk është përkrahur as nga LVV-ja dhe as nga PDK e LDK.

“Ne qysh në fillim i kemi ofruar një kandidat, mirëpo nuk kemi pasur mbështetje as prej këtyre që janë në qeveri dhe as prej këtyre që janë në opozitë. Kemi pasur një kandidaturë serioze për me zgjidh këtë problem”, tha ai. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026