AAK do të votojë pro Projektligjit për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AAK do të votojë pro Projektligjit për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme
17/04/2026 - 14:40
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri tha se do të votojnë pro Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai gjatë shqyrtimit në lexim të parë të këtij projektligji tha se lufta kundër korrupsionit është një ndër misionet më fisnike.


“Para nesh sot këtu kemi pa dyshim, një ndër ligjin më të diskutueshëm në aktër vitet e fundit. Për shkak se ky ligj ka qenë edhe premtim elekotral edhe pastaj përgjatë dy-tri viteve ky ligj është ndeshur bukur seriozisht me opinione serioze të cilat e kanë kundërshtuar edhe përmbajtjen, mirëpo edhe nenet që kanë qenë shumë problametike, po flasim për Komisionin e Venecias, po flasim për Gjykatën Kushtetuese dhe tani vjen në kuvend për herën e tretë për një trajtim brenda Kuvendit të Kosovës dhe Grupeve Parlamentare. Ajo që do të doja të thoja fillimisht në emër të GP të AAK-së është që lufta kundër korrupsionit është një ndër misionet më fisnike që i kemi për detyrë ne si të zgjedhur dhe qeveria si ekzekutiv”, deklaroi Tahiri.

Kësisoj, Tahiri tha se do të votojnë pro miratimit të këtij projektligji, megjithëse shtoi se ka probleme serioze.

“Në qoftë se ka qenë në 90-tat vlera më e madhe e shqiptarëve në Kosovë ballafaqimi me Millosheviqin, në 99-tën lufta për liri, në liri misioni më fisnik dhe më i rëndësishëm kombëtar është lufta kundër krimit, kundër korrupsionit në mënyrë që të bëhet një shtet i jetueshëm ku kemi hequr, kemi vuajtur dhe kemi sakrifikuar shumë. Në Komisionin për Legjislacion, ne kemi votuar për edhe sot votojmë për, për shkak se mendojmë se një institucion si ky i cili ka disa probleme serioze që do të dua t’i diskutojë, kishte me qenë mirë që të hyjë në fuqi për të parë se cili është kontributi i këtij institucioni në forcimin e luftës kundër korrupsionit por në të njëjtën kohë edhe në hetimin e secilit prej nesh të pasurisë që kemi”, ka thënë ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026