Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gezim Plakolli ka deklaruar se koalicioni me Vetëvendosjen për qeverisje lokale në këtë komunë nuk është në “rrezik”.
Ai ka shtuar se nuk ka diskutime për prishje të koalicionit me Vetëvendosjen.
Ai shtoi se takime të tjera do të zhvillohen edhe nesër dhe pasnesër dhe se gjithçka do të jetë pjesë e diskutimeve të rregullta.
Plakolli theksoi se takimi i fundit nuk ka sjellë asnjë zhvillim të ri dhe se situata mbetet e njejtë.
“Nuk jam pjesë e kryesisë së degës në Mitrovicë, nuk jam kompetent për të folur për qëndrimet e degës, mirëpo për aq sa kam informata nuk ka ndonjë zhvillim dramatik. Por besoj që dega e sqaron këtë çështje”, tha ai.
Burime për Kosovapress bëjnë të ditur se Peci nuk po respekton propozimin e LDK-së për emërimin e drejtorëve. Arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes lidhet me emërimin e drejtorëve të rinj pa dakordim me partnerin e koalicionit.
Lajmi në përditësim...
https://kosovapress.com/ldk-prish-koalicionin-me-vv-ne-ne-mitrovice