Është hapur ekspozita “A thua ëndërr ishe ti”, e cila do të bëjë njëherësh hapjen e edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj, ku për herë të dytë arti pamor dhe ai muzikor bëhen një.
Në këtë ekspozitë janë shfaqur kryevepra nga Rasim Merlaku, vepra të artistëve më të mirë të Kosovës, një pjesë e të cilëve nuk janë tashmë në mesin tonë. Inspirimi i titullit të ekspozitës është marrë nga kënga e grupit të njohur Minatori “A thua ëndërr ishe ti”.
Kuratorja e ekspozitës, Arta Agani është shprehur se këto tregime fshehin më shumë se një tregim vizualë. Gjithashtu, ajo ka shtuar se dimensioni shtesë është koha, meqenëse regjistron një periudhë e cila nuk është më.
Po ashtu, Rasim Merlaku, i cili ishte tejet i lumtur për pëlqimin e veprave ka ftuar të gjithë që të përjetojnë pikturat.
“Mendoj që ka shumë për të thënë edhe për pikturën edhe dashurinë për aktin që e ka. Ajo çka më inspiron vitin e parë, kur i kemi parkuar veturat e festivalit, edhe parkingu thotë që edhe për vlerën që po ia shtoni qytetit nuk keni nevojë të paguani. E çka po dua me thanë, është mirësia e këtij populli. Shijojeni”, tha Lahaj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 22 korrik deri më 31 korrik nga ora 12:00 deri 19:00. Ndërsa koncerti i operës mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.