A po iu mungon Valmir Veliu? Ja si përgjigjet Tahir Batatina
Lexohet për: 2 min.
batatinaaaa-a-a-250522
2 vite më parë
Linku u kopjua

Llapi do të zhvillojë nesër një ndeshje shumë të rëndësishme në garat evropiane ku do të ballafaqohet me skuadrën malazeze Buduçnost në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës pasi në ndeshjen e parë janë mposhtur me rezultat 2-0 në Podgoricë.

Fituesi i Kupës së Kosovës do të jetë para një misioni mjaftë të vështirë për ta përmbysur rezultatin, por trajneri Tahir Batatina ka deklaruar se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për këtë ballafaqim.

Kryetrajneri i Llapit ka folur për lojtarin e larguar para pak javësh drejtë Gaziantepit, Valmir Veliu. I pyetur nga KosovaPress nëse ai po i mungon Llapit në këto ndeshje, Batatina pranoi se një lojtarë i një kalibi të tillë i mungon Llapit, por që në skuadër ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë

“Një lojtar si Valmir Veliu normalisht që na mungon. Valmir Veliu ka qenë një lojtar i padiskutueshëm te skuadra e Llapit, një lojtar i cili ka bërë maksimumin për vite të tëra, një lojtar i cili është rritur me Llapin, lojtar i cili ka ka bërë karrierë tek Llapi. Por mendoj që kalimi i Valmirit në skuadër shumë të madhe për mua është diçka shumë madhështore, për mua është diçka e veçantë, për mua është diçka që nuk mund ta përshkruaj si trajner pasi e ka bërë me Mirlind Dakun, me Hajdin Salihun, pastaj me Valmir Veliun , pro mendoj që kemi lojtarë adekuat në atë pozicion si Adem Maliqi, Albin Kurtaj , Festim Alidemaj të cilët mund t’i mbulojnë ato zbrazëtira dhe të paraqiten sa më mirë nesër në ndeshje dhe t’i mbulojnë të gjitha zbrazëtira të cilat në mungesë të Valmir Veliut”, tha Batatina.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025