Kur kaloni dyzet orë ose më shumë në punë, përfundoni duke u bërë më i afërt me kolegët tuaj sesa me disa nga miqtë dhe anëtarët e familjes tuaj! Por a duhet ta merrni këtë miqësi jashtë punës suaj? Shoqërimi me kolegët tuaj jashtë zyrës mund të jetë një gjë pozitive – por duhet të jeni të kujdesshëm që të mos kaloni asnjë vijë profesionale. AkademiPune ju përcjell disa këshilla të cilat duhet t’i zbatoni për të pasur marrëdhënie të përshtatshme me miqtë tuaj të punës kur vendosni të shoqëroheni me ta jashtë orarit të punës.
Kur kaloni më shumë kohë në punë sesa në shtëpi, a duhet të shoqëroheni me kolegët tuaj?
A duhet të distancoheni nga miqtë e punës?
Të bësh miq dhe të ndërtosh marrëdhënie besimi me njerëzit që shihni 40 orë në javë është e shëndetshme dhe mund t'ju ndihmojë të shijoni punën që bëni. Në fakt, një sondazh i Globoforce zbuloi se ata që kishin miqësi në vendin e punës kishin tre herë më shumë gjasa të thonë se i duan kompanitë e tyre. Por ndonjëherë, kufiri midis punës dhe jetës mund të bëhet i paqartë kur kaloni kohë edhe me miqtë tuaj të punës jashtë vendit të punës.
Ju përfundoni duke ndarë shumë informacione personale. Miqtë i tregojnë njëri-tjetrit sekretet, frikën, shqetësimet e tyre. Ata shfryhen me njëri-tjetrin për të larguar zhgënjimin. Është mirë të kesh një mik në punë që të dëgjon kur je i stresuar, të ndihmon të kuptosh se si të përballesh me të, dhe që e kupton atë që bën dhe pse je i mërzitur për pengesat në rrugë.
Kalimi nga shfryrja e zhgënjimeve në punë deri te diskutimi nëse nuk ju pëlqen ky bashkëpunëtor ose menaxher, mund të shkaktojë probleme. Edhe më tej, historitë e jetës personale që ndani me ta mund të kthehen te personi i gabuar. Ju nuk dëshironi që shefi juaj të dëgjojë se sa i frustruar jeni në punë nga një palë e tretë.
A duhet t’i zhvilloni miqësitë jashtë zyrës?
Të kesh miq të ngushtë në punë mund të jetë e përsosur. Kur ndiheni të vetmuar në kompaninë tuaj, edhe nëse e doni punën që bëni dhe kulturën e vendit tuaj të punës, kjo mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si ndiheni. Të qenit i padukshëm në zyrë madje mund t'ju shtyjë të lini punën tuaj të ëndrrave. Të kesh një marrëdhënie miqësore me njerëzit në punë mund ta bëjë më të lehtë kryerjen e detyrave tuaja në punë.
Lidhja me miqtë e punës jashtë punës mund t'ju ndihmojë të ndërtoni një ekip të fortë. Të jesh në një ekip në punë ka të bëjë më shumë se sa secili prej jush të përmbushë detyrat e caktuara. Ka të bëjë gjithashtu me aftësinë për t'i besuar njëri-tjetrit, për të shkëmbyer ide dhe për të zgjidhur problemet që mund të lindin në punë. Kur ndërtoni një marrëdhënie të fortë me ata me të cilët punoni ngushtë, do të kuptoni më mirë se si mendojnë ata, duke e bërë më të lehtë punën së bashku sepse jeni më të mirë në komunikimin me njëri-tjetrin. Pavarësisht nëse do të shkoni në darkë pas një jave të gjatë, ose do të planifikoni ngjarje të ndërtimit të ekipit jashtë zyrës, si për shembull një natë bowling, argëtimi dhe njohja me të gjithë në ekip, mund t'ju bëjë të gjithëve më të fortë.
Ju i besoni mikut tuaj të punës për t'ju dhënë komente dhe këshilla të paanshme. Ju u besoni miqve tuaj. Kjo është arsyeja pse kaloni kohë me ta, në fund të fundit. Ju të dy e dini se mund të kërkoni këshilla, ndihmë ose çdo gjë tjetër që ju nevojitet pa u ndjerë gjykuar. Keni dyshime në diçka që jeni duke punuar. Një mik i sinqertë i punës ju tregon se çfarë duhet të bëni tutje për të bërë hapat e duhur. Ata gjithashtu mund t'ju besojnë për të njëjtat gjëra. Kjo lidhje, e cila shpesh mund të krijohet kur shoqëroheni jashtë vendit të punës, mund të jetë një pasuri e madhe për ju të dy.
Nuk ka domosdoshmërisht një përgjigje të saktë për pyetjen nëse duhet të shoqëroheni apo jo me kolegët pas përfundimit të punës. Mund të varet nga njerëzit me të cilët punoni, industria në të cilën punoni dhe faktorë të tjerë. Megjithatë, nuk është kurrë keq të bësh miq në punë edhe nëse nuk shoqërohesh me ta jashtë orarit të punës. Ato miqësi që krijoni në punë mund të bëjnë që të prisni me padurim të shkoni në punë. Ata gjithashtu mund të ju lidhin profesionalisht me disa persona dhe mund të japin referenca në LinkedIn dhe referenca nëse vendosni të ndiqni një karrierë të re./ AkademiPune