Sipas një studimi të kryer nga një kompani që prodhon një nga programet antivirus më të njohur në botë, ”Panda Security” vetëm 37% e përdoruesve e fikin kompjuterin e tyre çdo natë, krahasuar me 63% që e mbajnë atë të ndezur, shkruan focus.it.
Por, cili është ndryshimi midis fikjes së pajisjes deri ditën tjetër dhe lënies së saj të ndezur?
Në fakt, një kompjuter mund të konsumojë nga 100 në 500 Wh, ndërsa një laptop nga 20 në 60 Wh.
”Në thelb, përdorimi i këtyre mënyrave të pezullimit mund të përkthehet në disa euro shtesë në vit në faturë, ndonëse llogaritet se konsumi i të gjitha pajisjeve të gatishmërisë në botë është rreth 10% e totalit”, saktëson profesori.
Si rregull, nëse nuk e përdorni atë si server, nuk jeni duke bërë kopje rezervë ose përditësimin e sistemit, ose keni nevojë ta përdorni atë nga distanca, është më mirë të fikni pajisjen për të ruajtur të dhënat e ndjeshme në të dhe gjithashtu për të pushuar komponentët.