A do të qëndrojë apo do të largohet? Drejtori sportiv i Interit zbulon fjalët e Dumfries
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio zbulon se Denzel Dumfries ia ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë, por klubi do të shqyrtojë ofertat pas interesimit nga Aston Villa.

Mbrojtësi i djathtë pritej gjerësisht të shitet këtë verë, pasi kontrata e tij zgjat deri në qershor të vitit 2025 dhe akordi për kushtet për një zgjatje do të jetë i vështirë, raporton KosovaPress.

Manchester United ishte i lidhur me Dumfries për disa muaj, por tani Aston Villa është shfaqur si kryesuesi, veçanërisht pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

“Kam folur me të së fundmi, dhe përveç situatës së kontratës që do ta verifikojmë gjatë ditëve të ardhshme, ai më konfirmoi se dëshiron të qëndrojë”, tha drejtori i Interit, Ausilio për “Sky Sport Italia”.

“Atëherë nëse do të lindin ndonjë mundësi, ne do t'i vlerësojmë ato, por që nga sot ai është lojtar i Interit dhe më konfirmoi se dëshiron të qëndrojë”, tha Ausilio.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024