A do të bëjë LVV-ja përpjekje tjera për presidentin?
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
A do të bëjë LVV-ja përpjekje tjera për presidentin?
bajqinovci foto
Foto Arkiv
21/04/2026 - 13:47
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka kërkuar nga partitë opozitare që mos t’i mbyllin dyert për të gjetur një zgjidhje për presidentin.

Pas dështimit të djeshëm për të gjetur një zgjidhje për presidentin, ai tha se opozitarët nuk duhet ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja, por të shohin deri më 28 prill për ta gjetur një zgjidhje për presidentin.

“Nuk duhet të mbyllen dyert nga opozita. Mendoj se deklaratat që i kemi dëgjuar dje nga PDK-ja dhe LDK-ja që të mbyllen dyert janë gabim. Opozita nuk duhet ta dërgojë vendin në zgjedhje, siç ka ndodhur në vitin 2025 dy herë. Mendoj se është një tendencë që zoti Kurti të mos qeverisë me vendin dhe të rrëzohet dhe jo që pozita e presidentit. Mendoj se ka qenë një ofertë gjeneroze dhe duke ditur sesi është votuar dhe i kemi 52 për qind gati dhe LDK-ja i ka 15 deputetë, ishte një ofertë gjeneroze për LDK-në. Opozita nuk duhet t’i mbyllë dyert pasi ka kohë që të gjendet një solucion”, tha ai. 


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026