Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se edhe këtë vit subvencionimi për blerejen e teksteve shkollore do të mundësohet nga MSHHTI-i sikur vitin e kaluar.
"Edhe sivjet tekstet mësimore do te ofrohen sipas praktikës së vitit të kaluar. Aplikomi në e-Kosova do të mund të bëhet nga nesër", deklaroi ajo, ra[porton KosovaPress.
Ajo ka shtuar se “Sipas kërkesave, nxënësit nga klasa 1-5 do të subvencionohen me nga 80 euro, nga klasa 6-9 do të ndahen nga 110 euro”.
Më tej ajo Nagavci se procesi i subvencionimi me tekste shkollore ka qenë procesi më transparent.
Para mediave, Nagavci u shpreh se deri më 31 maj të këtij viti kanë vijuar me realizimin e pagesave.
"Arsyeja është e thjesht sepse është një proces që ju mundëson prindërve transparencë që të pajisen me tekste shkollore dhe qe shmang të gjitha raportimet për keqpërdorime", deklaroi ajo.