A do ta votojë kërkesën e SPAK për Berishën, flet deputetja demokrate Jorida Tabaku
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur mbi kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për caktimin e masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

E pyetur nga Euronews Albania nëse do ta votonte kërkesën e SPAK në Kuvend, Tabaku u përgjigj duke thënë se PD nuk e ka betejën me SPAK dhe duhet të votojë çdo vendim që ky institucion sjell në parlament.

Megjithatë Tabaku theksoi se nuk është një lajm i mirë as për shqiptarët as për Partinë Demokratike që sot kemi një ish-kryeministër dhe ish-president përballë drejtësisë.

Tabaku ritheksoi se beteja e demokratëve nuk është me institucionet e drejtësisë por me kundërshtarin politik, ndaj dhe fokusi duhet të jetë aty.

“Nuk është gjë e mirë as për PD as për Shqipërinë që kemi një ish-kryeministër dhe ish-president që sot është përpara SPAK-ut, nuk është as për Partinë Demokratike një lajm i mirë. Partia Demokratike nuk e ka betejën me SPAK-un dhe nuk duhet ta ketë betejën me SPAK-un. PD ka insistuar shumë që SPAK të jetë ky që është sot. Çdo vendim që SPAK sjellë në parlament nuk ma merr mendja që do ketë ndonjëherë votën kundër të Partisë Demokratike. Sot nëse diskutojmë për një SPAK që të gjithë kërkojnë t’i marrin meritat, nga ndërkombëtarët tek kryeministri, sot ky institucion është ngritur në mënyrë të tillë, është pasi nga të 7-të ligjet e reformës në drejtësi vetëm ligji për SPAK-un u miratua me dakordësi. PD pati komente se u morën parasysh se ndërhyri Ambasada amerikane. SPAK ka qenë një institucion me një ligj që u miratua me dakordësi. Unë jam personi që kam shkuar në SPAK më shumë se kushdo tjetër dhe jo për arsyet që shkojnë zyrtarët sot. PD nuk e ka betejën me SPAK, por e ka me kundërshtarin dhe duhet të fokusohemi aty”, tha Tabaku. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024