Mësuesi dhe heroi Shaban Jashari, përkujtohet në 98-vjetorin e lindjes.
I biri i tij, Bekim Jashari, përkujtojë babanë e tij me fjalë të mëdha plot dhimbje por mbi të gjitha krenar për jetën dhe veprën e Shaban Jasharit.
Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi i parë në Drenicë, ideologu që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut.
Ai bashkë me babushin Hamëzen e Komandantin Legjendar Adem Jashari, qysh në vitet e 90-ta kishin vendosur që të luftojnë për Lirinë tonë kurse mbështetje të madhe logjistike kishin mixhën e dashur Rifat i cili vepronte e ndihmonte nga Gjermania.
Urime ditëlindja Baba Shaban, jetoj e punoj me mësimet tua!
Urime dita e shkollës nxënës e mësimdhënës të shkollës fillore “Shaban Jashari!
Shaban Murat Jashari lindi në vitin 1924, në Prekaz, fshat i njohur për rezistencë kundër shkelësve të trojeve të atdheut. Ishte djali i vetëm i Murat Jasharit.
Shaban Jashari ishte shtyllë e fortë e përkrahjes për të gjithë luftëtarët.
Në mëngjesin e pesë marsit të vitit 1998, forcat e motorizuara të njësive elite speciale serbe kishin filluar sulmin me armë të rënda të artilerisë në drejtim të Kullës së Jasharëve.
Rënia heroike e Jasharëve i kishte dhënë impulse vendimtare luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas këtij heroizmi të Jasharëve, mijëra liridashës shqiptarë, që gjendeshin në emigracion në shtete të ndryshme të Evropës dhe të botës, iu bashkuan luftës çlirimtare. Jasharët u bënë familje nderi e qytetërimit dhe familja më meritore e kombit shqiptar.