98 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë
Lexohet për: 1 min.
Tirana
2 vite më parë
Linku u kopjua

Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori ka ndodhur më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.

Ahmet Zogu ka thirrur në Tiranë Asamblenë Kombëtare, mbi të cilën kontrolli i tij ishte thuajse i plotë, për të debatuar mbi miratimin e një kushtetute republikane.

62 nga 64 deputetë janë bindur për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare është shpallur me Zogun si President, duke  zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi i Lushnjes (1920), e cila është shfuqizuar.

Herën e dytë, Shqipëria është shpallur Republikë popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në Republikë popullore socialiste në vitin 1976. Hera e tretë që Shqipëria është shpallur Republikë ishte më 29 prill 1991.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025