86 vjet nga zbulimi i naftës në Kuvajt
Lexohet për: 2 min.
nafta-1
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Burimet e para të naftës në Kuvajt janë zbuluar më 23 shkurt të vitit 1938, duke e bërë këtë shtet si njërin ndër pesë vendet më të pasura në botë.

Kuvajt ka një rezervarë të naftës së papërpunuar 104000000000 fuçi (15 km³), vlerësohet të jetë 10 % e rezervave botërore. Sipas kushtetutës Kuvajtit, të gjitha burimet natyrore të vendit dhe të ardhurat që lidhen janë pronë e qeverisë.

Sipas të dhënave të Zyrës së Informacionit mbi Energjinë në 2013 në Kuvajt çdo ditë janë prodhuar rreth 2,8 fuçi naftë.

Që nga vitet 70 të shekullit të 19-të, midis shumicës së shkencëtarëve ka mbizotëruar teoria biogjenike ose organike. Sipas kësaj teorie, “mbeturinat biologjike të depozituara në fundin e deteve shpërbëhen, e pas një kohe të gjatë kthehen në naftë dhe në gaz natyror. Më pas nafta dhe gazi përqendrohen në poret e shkëmbinjve sedimentarë në shtresat më të sipërme të kores së tokës”.

Nga ky proces formohet nafta, përbërësit kryesorë të së cilës janë hidrokarburet​—përbërje të formuara nga hidrogjeni dhe karboni. Megjithatë, që nga vitet 70 të shekullit të 20-të, herë pas here, kjo teori është vënë në dyshim nga disa shkencëtarë./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024