851 aplikime për panele diellore në Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prej 1 nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se në total për javën e parë të nëntorit janë bërë 851 aplikime nga familjet e interesuara për këtë skemë.

Vetëm në 24 orë, për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në shtëpi janë regjistruar 136 aplikime.

Kryeministri garantoi se qeveria do të do të vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale.

Nga 1 nëntori qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencion në masën 70 % për instalimin e paneleve me ngrohje diellore. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimin e emetimeve të CO2.

Kjo është thirrja e dytë për aplikim, e cila i drejtohet klientëve familjarë të interesuar për marrjen e shërbimit të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për deri në 2 mijë konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024