79 vjet nga përfundimi i tragjedisë më të përgjakshme të njerizimit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Sot bëhen 79 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, e cila startoi si revansh i forcave fashiste dhe arriti përfundoi si triumf i forcave përparimtare. U zhvillua në 2077 ditë (1 shtator 1939-8 maj 1945 SR), si një përleshje e përgjithshme midis 61 shteteve, që përbënin 80 % të popullsisë të globit.

Veprimet luftarake u kryen në territoret e 40 shteteve në Euroje, Azi dhe Afrikë. Më 8 maj 1945 njerëzimi mbylli siparin e tragjedisë më të përgjakshme në historinë e tij: 32 milionë jetë njerëzore të humbura në fushëbetejat, nga të cilët 27 milionë ishin ruse; mëse 20 milionë u vrarë nga goditjet e avionëve, artilerisë dhe ato bërthamore; çdo ditë shuheshin më se 24 mijë njerëz.

500 miliardë franga ari zvicerane çmohet dëmi ekonomik, i qindfishuar i vlerësuar tashmë. 1.126.000 ton pleh i krijuar nga djegiet e trupave të njerëzve.

Shpërthimi i saj assesi s’mund të jetë ngjarje e rastit, por rrjedhojë e një vargu rrethanash të ndërlikuara politike, ekonomike, strategjike ndërkontinentale. Disa nga shkaqet mund të jenë: padrejtësitë e traktateve të nënshkruara pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore; paaftësia e Lidhjes së Kombeve të Bashkuara për të menaxhuar shtetet; kontradiktat midis shteteve të ndryshme; luftërat me karakter çlirimtar; kriza e thellë e përgjithshme ekonomike, e sidomos papunësia e madhe në vitet 1931-’35, etj. etj.

Historiografia botërore ka fiksuar si datë fillimi 1 shtatorin 1939, kur Gjermania me ëndrrën për të “Siguruar hapësirën e nevojshme jetike”, nën thirrjen histerike “Të jemi të pamëshirshëm nëse duam të ardhmen”, sulmoi Poloninë. Por lufta kishte filluar më 1931, kur Japonia pushtoi Mançurinë. Mandej, më 1939: u pushtua fillimisht Etiopia më 1935, Spanja më 1936, Austria e Çekosllovakia më 1938, dhe Shqipëria më 1939.

Viti 1940 vendosi në teatrin e luftimeve disa shtete të Azisë Juglindore, Greqinë, Francën, Holandën dhe Belgjikën. Vendet Skandinave e Danimarka u pushtuan në vitet 1940-‘41. Duke u gdhirë 22 qershori 1941, edhe pse ekzistonte një pakt sovjeto-nazist për mossulmim, u sulmua edhe ish-Bashkimi Sovjetik, çka do të thotë se bota hyri në një katastrofë globale të paparë në të shkuarën historike të saj.

8 maj 1945, është shënuar si rënia e Rajhut III. Gjermania naziste kapitullon pak ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit dhe marrjes së Berlinit nga Ushtria e Kuqe.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
676
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024