Ka nisur gara e vrapimit “Prishtina Marathon 2022” që organizohet nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Drejtoria e Sportit në Komunën e Prishtinës.
Plotë 784 garues janë bërë pjesë e kësaj maratone që do të vrapojnë në shtegun e gjatë prej 42 kilometrave.
Sylejmani: Kjo garë është jashtëzakonisht e rëndësishme
Kurse, Drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës tha se
Rugova: Ky aktivitet do të rritet nga viti më vit
“Padyshim se është shumë e rëndësishme për kryeqytetin ta organizojë një aktivitet të tillë më përmasa kaq të mëdha. Si çdo organizim i cili nuk është i lehtë, ky është pak më i vështirë sepse është një organizim shumë i madh por barrën kryesore të këtij organizimi e ka pasur federata por e ka pasur edhe përkrahjen nga Komuna e Prishtinës. U gëzova që këtu po shoh një numër kaq të madh të pjesëmarrësve dhe njerëzve që janë pro sportit dhe po merren me sport. Shpresoj që çdo i pranishëm të kënaqet edhe ky edhe ky aktivitet çdo vit të bëhet edhe më i madh.”, tha Rugova.