Më 6 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore është hedhur bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni, e cila është pasuar nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki.
Bomba “Little Boy” është hedhur nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT ka shkatërruar 70 për qind të Hiroshimës, duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh.
Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kanë kufizuar përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi 500 metra, megjithatë rreth 70 mijë persona kanë humbur jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit është shkatërruar.
Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht ka deklaruar dorëzimin e vendit të tij pa kushte, duke thënë se "vazhdimi i luftës do ta shkatërronte popullin japonez".