75 vjet nga publikimi i planit për NATO-n
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 18 mars 1949, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior - NATO.

Aleatët thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurimit. Ata ranë dakord që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre.

Kundërshtarët e kësaj ideje thanë se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë.

Një nga kryearkitektët e Aleancës së Atlantikut, sekretari amerikan i Shtetit, Dean Acheson, iu përgjigj këtyre ankesave duke deklaruar se vetëm me anë të forcës ushtarake, aleatët perëndimorë mund të ruanin paqen./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025