63 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 12 prill 1961, kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës, ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë.

Yuri Gagarin ishte vetëm 27-vjeç kur u bë qenia e parë njerëzore që fluturoi ndonjëherë në orbitën e Tokës.

Raketa që transportonte Gagarin në anijen kozmike ‘Vostok 1’ ishte në të vërtetë një raketë e riparuar, e quajtur R-7 "Semyorka".

Pavarësisht se shpëtoi nga vdekja duke mos qenë në misionin Soyuz 1, që përfundoi tragjikisht, Gararin humbi jetë më vonë tragjikisht në një përplasje tjetër. Në vitin 1968 ai ishte duke pilotuar një avion luftarak MiG-15 në një fluturim rutinor stërvitjeje kur me bashkëpilotin e tij, humbën kontrollin në mënyrë misterioze dhe avioni u shkatërrua.

Tragjedia ishte e mbuluar nga Bashkimi Sovjetik për shumë vite. Kohët e fundit një nga kolegët e Gagarin, Aleksii Leonov zbuloi të vërtetën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me anë të rezolutës së 7 prillit 2011, e shpalli 12 prillin si Dita Botërore e Fluturimit të njeriut në hapësirë. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024