Një person i moshës 60-vjeçare është gjetur pa shenjë jete sot në një hotel në rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren. Zëdhënësi i Policisë rajonale për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KosovaPress se personi me kombësi boshnjake nga Novi Pazari i Serbisë, me inicialet M.A., ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit në zemër. “Më datë 4 maj 2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në rrugën “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht në një hotel një person ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren. Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.
Personi, i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi Pazari. Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 maj 2024. Për rastin janë informuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni dhe me urdhër të prokuronit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hapet rast “vdekje e dyshimtë”.