597 raste aktive me COVID-19
Lexohet për: 1 min.
DARDANIA - Bill Clinton
2 vite më parë
Linku u kopjua

Aktualisht në Kosovë janë 597 raste aktive me koronavirus.  Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në kryeqytet aktualisht janë 174 raste aktive me COVID-19, e pasuar nga Prizreni me 55 raste, Ferizaj 45 raste, Gjilani me 44 raste dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për dy vdekje dhe 16 raste të reja me COVID-19.

Për mbrojtje nga infektimi me COVID-19 qytetarët edhe u vaksinuar kundër COVID-19. Për çka, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës, ndërsa 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse, janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025