59 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
COVID-19-gjaku
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se  gjatë 24 orëve të  fundit janë kryer 489 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID 59 qytetarë.

Sipas njoftimit për shtyp, 33 raste rezultojnë në Tiranë, 16 në Fier, 5 në Durrës, nga 2 qytetarë Kavajë, Vlorë, 1 në Sarandë.

Janë 301 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272.605 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 276.403 raste pozitive, prej tyre 272.605 janë shëruar, 301 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.497 pacientë./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024