Tahiri: Qeveria kundërligjshëm po tenton të rritë pagat në sektorin publik
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti po tenton kundërligjshëm me rritë pagat në sektorin publik. Tahiri duke folur për buxhetin për vitin 2025, tha se i njëjti nuk ofron asnjë projekt zhvillimor.
Tahiri nw seancwn e sotme tw Kuvendit ku po shqyrtohet buxheti pwr vitin 2025, ka shprehur kundërshtimin ndaj buxhetit, duke thwnw se qeveria Kurti për katër vite me 12 miliardë euro buxhet s’ka realizuar asnjë investim kapital.
“Për këto katër vjet qeveria ka planifikuar buxhet në shumën 12 miliardë euro. Në këto katër vite me këto 12 miliardë euro, unë po iu pyes juve dhe po pyes kabinetin qeveritar, a ka ndonjë projekt që është nis dhe përfundu, përveç urës në Saradran? Veç një projekt le të del kryeministri dhe të thotë se kemi nisur një rrugë prej një pike në një pikë dhe ka përfunduar në këto katër vjet. A e kuptoni se magjistralja për Gjilan, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë ende është duke punuar. Për katër vjet 12 miliardë asnjë projekt i vetëm nuk është përfunduar. Atëherë për çka po flasim, po flasim për një projekt, logjik tepër të dështuar”, tha Tahiri.
Ai akuzoi qeverinë se përmes tenderëve njëburimor ia kanë ndarë “dostave”, mbi 200 milionë euro.