50 persona humbën jetën nga shiu i dendur dhe përmbytjet në Kinën qendrore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 50 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë zhdukur në Kinën qendrore që nga fundi i korrikut, pasi rajoni u godit nga një shi i madh dhe përmbytjet e shkaktuara nga tajfuni.

Sipas zyrtarëve lokalë, tajfuni Gaemi goditi rëndë qytetin Zixing në provincën Hunan të Kinës qendrore.

Përmbytjet dhe shiu zhvendosën 128,000 njerëz, ndërsa 11,869 shtëpi dhe ndërtesa u dëmtuan ose u shembën, raportoi Xinhua News të hënën vonë.

Shiu i dendur dëmtoi gjithashtu rrugët dhe sistemet e energjisë elektrike në qindra fshatra në rajon, pasi u raportuan edhe rrëshqitje dheu në disa zona.

Megjithatë, autoritetet restauruan rrugët dhe sistemet e energjisë elektrike në këto zona./AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024