50 lojtarë të Serie A nën hetime për festa luksoze dhe substanca të ndaluara
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
50 lojtarë të Serie A nën hetime për festa luksoze dhe substanca të ndaluara
New Project - 2026-04-21T145928.085
21/04/2026 - 17:59
Linku u kopjua

Një skandal masiv ka shpërthyer në futbollin italian, ku sipas gazetws La Gazzetta dello Sport, rreth 50 lojtarë të Serisë A, përfshirë yje nga Interi dhe Milani, janë pjesë e një hetimi të gjerë nga prokuroria e Milanos.

Bëhet fjalë për një agjenci që organizonte festa luksoze në hotele dhe klube nate, ku dyshohet se përfshihej prostitucioni i detyruar dhe përdorimi i oksidit të azotit, i njohur si "gazi i rinisë".

Ky gaz përdorej nga sportistët pasi krijon eufori por nuk lë gjurmë në testet anti-doping. Autoritetet ranë në gjurmët e lojtarëve pas analizimit të rrjeteve sociale dhe transfertave bankare që lidhnin emra të njohur të futbollit dhe Formula 1 me organizatorët e arrestuar.

Hetimi ka zbuluar se kjo skemë operonte që nga viti 2019, duke shfrytëzuar mbi 100 gra të kombësive të ndryshme, të cilat detyroheshin t'u jepnin organizatorëve gjysmën e fitimeve të tyre.

Çifti që drejtonte agjencinë, Emanuele Buttini dhe Deborah Ronchi, ndodhen tashmë në arrest shtëpie nën akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash.

Sipas raportimeve të OneFootball dhe mediave italiane, përgjimet kanë zbuluar detaje tronditëse të negociatave, ndërsa policia po vazhdon punën për të identifikuar të gjithë personazhet e përfshirë në këtë rrjet që nuk u ndal as gjatë izolimit të pandemisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026