5 vjet nga zgjedhjet e 2019 dhe fitorja e parë e LVV-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot janë bërë pesë vjet qëkur qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku ishte edhe fitorja e parë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore ishin përfshirë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat pavarur, derisa të drejtë vote kishin 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Procesi zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës u vëzhgua nga rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë të angazhuar, ndër të cilët edhe nga Bashkimi Evropian.

Në këto zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë 221,001 vota ose 29 % e votave, duke lënë pas partitë tjera. Megjithatë, LVV në pamundësi për të formuar si e vetme qeverinë, ajo u detyrua të hyjë të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës.

Zgjedhjet e 2019, të cilat ishin të kartërta si të parakohshme parlamentare, janë mbajtur pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024