5 vjeçarja përgatitet për ngjitjen në majën më të lartë në Afrikën e Veriut
Lexohet për: 2 min.
foto foto
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një vajzë pesëvjeçare po synon të arrijë lartësi të reja duke u ngjitur në pikën më të lartë në Afrikën e Veriut. Seren Price u bë personi më i ri që përfundoi sfidën e tre majave në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se 48 orë vitin e kaluar.

Pasi ngjitja në tre majat më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit nuk ishte e mjaftueshme, Seren dhe babai i saj Glyn Price, 44 vjeç, tani planifikojnë të ngjiten në malin Toubkal në Marok, shkruan BBC.

Dhjetorin e kaluar dhe në moshën pesë vjeçare, ajo dhe babai i saj, një udhëheqës mali, u ngjitën në Ben Nevis, Scafell Pike dhe Yr Wyddfa, i njohur gjithashtu si Snowdon.

Seren tha se pjesët e saj të preferuara të asaj sfide, prej 37 km, ishin "pamja dhe të qenit me babain tim".

Ata planifikojnë më pas të ngjitin malin Toubkal, në malet Atlas të Marokut.

Kur planifikonin sfidën e tyre për t'u ngjitur në tre majat më të larta të Skocisë, Anglisë dhe Uellsit, familja Price vendosi ta përdorte atë si një mundësi për të mbledhur fonde për një kauzë të veçantë.

Ata donin të dhuronin para në Spitalin e Fëmijëve në Birmingham ku Seren më parë u trajtua si një fëmije i lindur para kohës.

"Ata bënë mrekulli të jashtëzakonshme me të, ata janë një spital i shkëlqyer", tha ish-zjarrfikësi Glyn nga Llangennech, Carmarthenshire.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025