5 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit në Indonezi
Lexohet për: 1 min.
Helicopter crashes into rocks in Bali
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pesë persona u lënduan në një përplasje helikopteri në Pecatu, që ndodhet në zonën e Kutës Jugore të Balit në Indonezi, të premten.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit BASARNAS, tre persona në bord pësuan lëndime të rënda, ndërsa dy të tjerët morën vetëm plagë të lehta.

Përveç pilotit, në bord ndodheshin edhe katër persona, dy prej të cilëve shtetas australianë.

Mësohet se tre personat e plagosur rëndë janë nxjerrë nga helikopteri nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe janë transferuar në spitalin Siloam në rajon. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024