40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Lexohet për: 1 min.
fwfwq
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 40 ditë paraburgim ndaj të pandehurit B.K., i kërkuar nga Maqedonia e Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për  shkak të veprave penale përgatitja e veprave terroriste dhe grabitje. Ndaj të pandehurit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut. I pandehuri B.K., dyshohet se veprat penale i ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti më 3 maj 2024 është ndaluar dhe arrestuar nga njësiti i NJRSH-së dhe njësiti i antidrogës në Ferizaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024