4 ditë prej fillimit të mësimit, shkollat në kryeqytet me probleme
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Në SHFMU “Ismail Qemaili” sot është zhvilluar ora mësimore me vetëm dy orë. Kjo për shkak se është ndalur uji në shkollë dhe drejtoria e shkollës ka njoftuar në mëngjes se për shkak të higjienës dhe shëndetit nxënësit duhet liruar më herët.
Ky njoftim ka shkuar edhe për klasat e ulëta që zhvillohet mësimi pasdite, por prindërit u acaruan momentin që drejtoria e shkollës njoftimet i ndryshonte minutë pas minute.
Shumica prej prindërve kanë dërguar nxënësit pa libra dhe pa ushqim, e madje ata që ishin në orar të punës nuk kishin mundësi të shkonin të merrnin fëmijët e tyre dhe kanë lajmëruar mësimdhënësit se nuk do t’i dërgojnë në shkollë.
Drejtoria e shkollës ka njoftuar se për shkak që pas pushimit të gjatë fëmijët shfrytëzojnë banjat, është e pamundur mbajtja e procesit mësimor. Gjithashtu, ka rekomanduar prindërit të mos lejojnë nxënësit t’i përdorin banjat.
Pas këtij njoftimi, drejtoria ka dërguar një komunikatë tjetër, vetëm 20 minuta para se të fillojë mësimi, duke thënë se uji ka ardhur dhe tani procesi mësimor për ndërrimin e dytë do të vazhdojë me orar të rregullt.
Ndërkohë, zëdhënësja e kompanisë rajonale “Ujësjellësi”, Arjeta Mjeku në një përgjigje me shkrim, ka theksuar se ka pasur disa probleme me pompa dhe ka filluar të stabilizohet furnizimi me ujë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.