Sot mbushen 35 vjet nga rënia e dy dëshmorëve të kombit Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia nga komuna e Podujevës.
Fahriu dhe Afrimi ranë më 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut.
Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në Llugë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës. Më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg.
Kështu, më 2 nëntor, Afrimi dhe Fahriu, u rrethuan në lagjen Bregu i Diellit nga UDB-a serbe dhe prej orës 12:45 deri në ora 19:00 të shtënat nuk janë ndalur, ku bien heroikisht dy atdhetarët./KosovaPress/