35 profesorë universitarë nga rajoni vizituan Komunën e Deçanit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Rmaosaj ka bërë të ditur se 35 profesorë universitarë, të artit dhe kulturës nga rajoni dhe më gjerë, vizituan sot (e hënë) qytetin.
Sipas tij, kjo vizitë do t’i njoftojnë mysafirët nga rajoni për së afërmi me traditën, kulturën dhe historinë e popullit shqiptar.
“Në kuadër të ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane, do të mbahet edicioni i parë i festivalit “Aktori dhe poeti”, i organizuar nga profesoresha Drita Begolli, ku janë të ftuar shumë poetë nga Gjermania, Zvicra, Franca, Turqia, Italia, Shqipëria dhe Kosova, festival i cili synon të krijojë ura bashkëpunimi mes artit, letërsisë dhe poezisë në veçanti. Kjo vizitë në të gjitha Monumentet e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike të Kosovës, do i njoftoj për së afërmi me traditën, kulturën dhe historinë e popullit tonë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Ai bëri të ditur se bashkë me profesorët ishin në vizitë në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan, në vendin e nderimit e përkujtimit, ku shpjeguan historinë e lavdisë së heronjve të vendit dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Faleminderit për vizitën!”, përfundoi ai.