32 të vdekur në dy aksidente trafiku në Turqi
Lexohet për: 2 min.
FanjL_OXEAUYZau
2 vite më parë
Linku u kopjua

Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe 50 janë lënduar sot në dy aksidente trafiku në juglindje të Turqisë, raportojnë mediat turke.

Në aksidentin e parë me një ambulancë dhe një autobus, 16 persona humbën jetën dhe 21 u plagosën në autostradën Gaziantep-Nizip.

Një autoambulancë, një makinë zjarrfikëse dhe një automjet me një ekip shtypi që po shkonin në vendin e aksidentit janë goditur nga një autobus që po udhëtonte në të njëjtën autostradë. Në mesin e viktimave janë katër shpëtimtarë, tre zjarrfikës dhe dy gazetarë.

Disa orë më vonë, 16 persona të tjerë humbën jetën dhe rreth 30 u plagosën 250 km në lindje kur një kamion u përplas me kalimtarë për shkak të dështimit të frenave në Derik, në provincën e Mardinit.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca njoftoi në Twitter se tetë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Pak më herët në të njëjtin vend ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe kamioni i mallrave ka përplasur ekipet e shpëtimit që kanë mbërritur në vendin e aksidentit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024