313 serbë aplikuan për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS
Lexohet për: 2 min.
0-Albin-Kurti-4422-1-of-18-17
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se 313 serbë kanë aplikuar për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë të lëshuar nga strukturat paralele serbe në RKS në 12 ditët e para të zbatimit të vendimit. Këto shifra i ka bërë me dije kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me ç ’rast u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që kanë të drejtë ta shfrytëzojnë këtë mundësi.

“Për 3 muaj, ata që kanë patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t'i konvertojnë në patentë shoferë të Kosovës. Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë ta shfrytëzojnë mundësinë”, ka shkruar Kurti në X.

Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat pesëmbëdhjetë ditë. Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar në fillim të majit se ka vendosur që t’u lejojë serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët ilegalë në RKS me disa lehtësira, duke mos iu nënshtruar provimit për patentë shofer. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht të këtij viti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025