Të paktën 31 persona janë vrarë dhe 149 të tjerë janë plagosur në Liban ndërsa Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në kryeqytetin libanez, sipas Associated Press. Rreth dy të tretat e viktimave raportohet se janë nga jugu i vendit.
Sulmet izraelite erdhën pasi parita shiite Hezbollah njoftoi se kishte lëshuar raketa nga Libani drejt Izraelit në orët e para të së hënës, në përgjigje të vrasjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, si dhe, siç u shpreh, ndaj “agresioneve të përsëritura izraelite”. Sipas autoriteteve izraelite, një predhë u interceptua, ndërsa disa të tjera ranë në zona të hapura, pa raportime për viktima apo dëme materiale.
Ndërkohë, Irani ka vijuar të lëshojë raketa drejt Izraelit dhe disa shteteve arabe në kuadër të një kundërofensive, pas sulmit të përbashkët amerikano-izraelit të së shtunës, ku u vra Ali Khamenei dhe disa zyrtarë të lartë iranianë.