30 anije luftarake nisin stërvitjet pranë gadishullit të Krimesë
Lexohet për: 1 min.
-640-0-30-anije-1644682883
3 vite më parë
Linku u kopjua

Mbi 30 anije luftarake të Flotës së Detit të Zi kanë nisur stërvitjet pranë gadishullit të Krimesë, si pjesë e stërvitjeve detare, njoftoi sot agjencia e lajmeve RIA, në një kohë kur  shtetet perëndimore paralajmërojnë se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë  mund të shpërthejë nga momenti në moment.

Lëvizjet ushtarake të Rusisë po monitorohen nga afër pasi përqendrimi i trupave ushtarakë  pranë Ukrainës ka ngjallur shqetësime në Perëndim, se Kremlini  po planifikon një pushtim të Ukrainës, me moskën që mohon çdo pretendim për një luftë të mundshme.

RIA raporton se më shumë se 30 luftanije ruse kanë lundruar nga portet e Sevastopolit dhe Novorossiysk "sipas planit të stërvitjeve" pranë Krimesë, e cila u ankorua nga Rusia në 2014 nga Ukraina.

Muajin e kaluar, Rusia njoftoi se marina e saj do të zhvillonte stërvitje  në shkurt dhe muajin e ardhshëm me pjesëmarrjen e të gjitha flotës së saj nga Paqësori në Atlantik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025