3 nxënës janë plagosur në Finlandë pas të shtënave në një shkollë jashtë Helsinkit
Tre nxënës 12-vjeçarë u plagosën nga të shtënat në një shkollë në Finlandën jugore të martën, sipas autoriteteve në vendin nordik.
Policia tha në një deklaratë se një i dyshuar, gjithashtu 12 vjeç, u arrestua për incidentin që ndodhi në Vantaa, një periferi e kryeqytetit Helsinki, me një hetim që po vazhdon.
"Policia e ka kapur të dyshuarin në Helsinki. Arrestimi ka ndodhur në mënyrë paqësore. Autori ka pasur një armë zjarri, i dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar", thuhet në deklaratë.
“Të gjithë personat e përfshirë në incidentin e të shtënave janë të mitur. Sipas informacioneve të policisë, janë tre të plagosur”, kishte theksuar policia.
Autoritetet u kanë kërkuar banorëve vendas të qëndrojnë brenda dhe larg skenës së të shtënave, duke i paralajmëruar që të mos hapin dyert për të huajt.
Të shtënat ndodhën në shkollën Viertola, ku mësojnë rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe punojnë 90 anëtarë të stafit, sipas mediave lokale./AA/