28-vjeçari kapet duke vjedhur në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua


Sot rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë,  se në rrugën "Gjon Serreqi " në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes.

Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë ka kapur të dyshuarin E.D., shtetas i Shqipërisë, i moshës 28-vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Rreth orës 09:00 në stacionin e policisë në Ferizaj nga disa qytetarë janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste, të cilat kanë ndodhur gjatë natës në rrugët "Enver Topalli", " 12 Qershori" dhe " Gjon Serreqi" dhe të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D.

Hetuesit dhe krimteknikët e stacionit të policisë dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë ekzaminuar vendet e ngjarjeve dhe janë duke bashkëpunuar dhe duke i verifikuar të dhënat tjera, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë edhe në disa raste tjera të vjedhjeve të rënda në Ferizaj.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.


Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024