27 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
AdrianKrasniqi
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit gjeneral Adrian Krasniqi gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe.

Adrian Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, është ushtari i parë i rënë me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe njëra nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes.

Ishte ndër luftëtarët e guximshëm që i dhanë goditjen regjimit serb në kohën kur gjithçka mohohej dhe kur çdo e drejtë njerëzore ishte e parealizueshme gjatë okupimit gati 90-vjeçar të Kosovës nga pushtuesit serb, e cila rezultoi me çlirimin e vendit më 12 qershor 1999.

Policia serbe kishte publikuar një video me rastin e këtij sulmi të UÇK-së. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024