26 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj
Lexohet për: 2 min.
uckuniform-560x496-1
4 muaj më parë
Linku u kopjua

10 gushti i vitit 1998, mbetet një ditë historike për Komunën e Kaçanikut, ngase në këtë ditë, dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht komandant Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj, për t’u bërë pjesë e përjetshme e historisë. 

Sot mbushen 24 vjet nga rënia heroike e heronjve Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, datë kjo në të cilën shënohet edhe Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më 2019 ka dekoruar 16 dëshmorët e  Komunës së Kaçanikut me urdhrin më të lartë shtetëror “Hero i Kosovës”: Avdylgafur Luma, Bashkim Vishi, Besnik Begunca, Fadil Qaka, Hetem Hasaj, Izahir Troni, Milaim Loku, Muhamet Zeneli, Murat Lika, Nazim Terziu, Nazmi Osmani, Osman Luma, , Xheladin Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Reshat Shehu dhe Tefik Raka.

Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte e gjatë dhe plot me sakrifica, por ajo ishte edhe e lavdishme.

Kjo Brigadë kishte zbatuar strategjinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandës së Zonës Operative të Nerodimes, duke përdorur taktikën e luftës për të marshuar rrugës çlirimtare.

Rruga luftarake e Brigadës 162 “Agim Bajrami” ka filluar në mars të vitit 1998 me ardhjen e komandantit Agim Bajrami, i emëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Ka bërë koordinimin e vijave furnizuese për UÇK-në, ka formuar njësitë e furnizimit, ka formuar njësitin i cili ka udhëtuar më 18 korrik 1998 për në Tropojë për t’u armatosur dhe përgatitur ushtarakisht dhe ka vendosur njësitet e Kaçanikut më 4 gusht 1998 në pikën e luftës, në Jezerc.

Brigada 162 “Agim Bajrami”, në luftën çlirimtare, ka dhënë 95 dëshmorë të lirisë. Në mesin e tyre edhe dy komandantë të Brigadës: Agim Bajrami dhe Qamil Ilazi, dhe veprimtarin e çështjes kombëtare Ismajl Raka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024