26 sportistë përfaqësojnë Kosovën në Lojërave Mesdhetare “Heraklion 2023”
Lexohet për: 1 min.
;pkrat Mesdhetare-Heraklon 2023
1 vit më parë
Linku u kopjua

26 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, do të përfaqësojnë Kosovën në edicionin e tretë të Lojërave Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, të cilat prej 9 deri më 16 qershor mbahen në qytetin Heraklion të Greqisë.

Sportistët vijnë nga sportet e volejbollit në rërë, basketbollit 3x3, hendbollit në rërë, not në ujëra të hapura dhe karate në rërë.

Hendbolli në rërë, basketbolli 3x3 dhe karate në rërë përfaqësojnë për herë të parë vendin tonë në një ngjarje të tillë. Hendbolli merr pjesë me ekipin e meshkujve, ndërsa basketbolli 3x3 dhe volejbolli në rërë në të dyja konkurrencat.

Dy notarët do të garojnë në disiplinën 5 km në ujëra të hapura, ndërsa dy karateistët në disiplinën kata individuale.

Krahas sportistëve dhe trajnerëve, vollejbolli përfaqësohet edhe me gjyqtarin Valon Mustafa.

Kosova për herë të parë u përfaqësua në LMR Patras 2019.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025