26 biznese të reja regjistrohen në komunat në veri të vendit
Lexohet për: 1 min.
MINT-2-1
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Që nga data 25 janar 2024, kur u bë hapja dhe funksionalizimi i zyrave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në komunat Mitrovicë Veriore dhe Leposaviq, janë regjistruar 26 biznese të reja.

Kjo është bërë e ditur përmes nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Marrëveshja për hapjen dhe konsolidimin e zyrave të ARBK-së, në mes të MINT dhe Mitrovicës Veriore dhe Leposaviqit, u nënshkrua më 25 janar 2024, përmes së cilës përveç regjistrimit të bizneseve të reja po ofrohen edhe shërbime të tjera për bizneset në këto dy komuna.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024