25-vjetori i sulmeve të NATO-s, O’Brien: SHBA-të janë mbështetëse të fuqishme të Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndihmës sekretari i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike ambasadori James O'Brien ka folur me rastin e shënimit të 25-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, të cilat i dhanë fund regjimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Ai ka theksuar se këto veprime nga NATO-ja u ndërmorën për t’i dhënë fund një dhune të tmerrshme që po ushtrohej nga Serbia ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare në Kosovë. Diplomati amerikan ka komentuar tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas  agresionit të 24 shtatorit në Banjska, duke thënë se situata në terren duhet të detensionohen dhe se Vuçiq e di që çdo veprim eventual ushtarak ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm.

O’Brien tha se SHBA-të janë mbështetëse të fuqishme të angazhimit të Kosovës dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare dhe kjo nënkupton përmbushje të standardeve më të larta që kërkohet nga ato organizata ndërkombëtare. Ai shtoi se në këtë kontekst shpresojnë të shohim në ditët në vijim që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë veprime, të cilat kërkohen dhe për të cilat është pajtuar me bashkësinë ndërkombëtare.

O’Brien ka folur edhe për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se duhet të zbatohet nga ana e Kosovës, teksa ka mirëpritur vendimin për Manastirin e Deçanit, pavarësisht se siç tha ai, këto vendime janë të rënda drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024