25 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Nasuf e Tahir Gashani
Lexohet për: 3 min.
sdsdaf
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot me 30 prill, janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve të kombit, Nasuf dhe Tahir Gashani.

Ata ishin të inkuadruar në Brigadën 114 “Fehmi Lladrovci”, të Zonës Operative të Drenicës nën komandën e luftëtarët të lirisë, komandantit, Ilaz Kodra.

Ndërsa në lapidarin e ngritur për ta janë të vendosur emrat dhe fotografitë e dëshmorëve Naim Tiku dhe Besim Tiku si dhe martirëve Zekë Gashani, Brahim Gashani, Zylfie Gashani, Rizah Tiku, Sadri Gashani, Hajrullah Gashani, Faton Gashani, Fatmir Gashani, Mihane Gashani. Pluhuri harresës kurrë mos i mbuloftë emrat e atyre që liria i ka rrënjët thellë në gjakun e tyre.

Luftëtari i lirisë, Tahir Nasuf Gashani  ka rënë heroikisht më tre maj të vitit 1999, bashkë me ushtarin e tij, shokun e tij të idealit, Besim Tikun, gjatë luftimeve ishte plagosur edhe luftëtari  Ragip Sokoli.  Atë ditë rezistenca e tyre kishte zgjatur që nga agu i mëngjesit e deri në orët e pasdites. Në çastin e rënies ishte me detyre në mbrojtje të popullatës civile e cila po ndëshkohej mizorisht nga policia dhe ushtria kriminale e Serbisë. Menjëherë pas rënies, bashkëluftëtarët e tij e kanë varrosur në fshatin Shtutice, afërsisht në vendin ku ka rënë dëshmor, pastaj pas rreth tre muajsh trupat e Nasuf Gashanit dhe të Besim Tikut i kanë  varrosur në “Kodrën  Trimave; në Polac, në korrik të vitit 1999. Trupat e këtyre dëshmorëve përfundimisht janë rivarrosur më 22 qershor në vitit 2018 në Memorialin e Dëshmorëve,  në fshatin Morine.

Tahirit, ashtu sikur edhe babait të tij dëshmor, Nasufit  familjarët u kanë  ngritur përmendoret në Terstenik. Tahiri ka dëshmor ka dëshmor babanë e tij Nasuf Gashanin, dhe djalin e axhës Fatmir Isuf Gashani. Ai është graduar e është nderuar më shumë mirënjohje e shumë dekorata mirëpo më e freskëta është ajo me gradën, “ HERO I KOMBIT”nga ish kryetari i Kosovës, Hashim Thaci. Për Tahirin janë botuar shumë shkrime në libra të ndryshëm, po kështu këndohen  dhe këngë. Ai  ka lënë një lloje ditari të luftës ku mbante të shënuara rregullat e luftës, betimin si ushtar po ashtu dhe datat e mënyrat e stërvitje që i bënte para se të fillonte lufta.

Dëshmorët dhe Martirët e Lagjes Gashani dhe Tiku të  fshatit Qëndresë,  ish-Tërstenik

Kanë rënë dëshmorë
Nasuf Qerkin Gashani 30-10-1951 30-04-1999 48 vjeqar
Tahir Nasuf Gashani 27-05-1969 03-05-1999 30 vjeqar
Naim Azem Tiku 23-02-1966 14-04-1999 33 vjeqar
Besim Rizah Tiku 01-07-1977 03-05-1999 22 vjeqar

Martirët:
Zekë Bajram Gashani 10-01-1925 05-04-1999 74 vjeqar
Zelfie Hysen Gashani 01-01-1932 05-04-1999 67 vjeqare
Brahim Mehmet Gashani 26-07-1930 30-04-1999 69 vjeqar
Rizah Xhemail Tiku 02-02-1940 24-03-1999 59 vjeqar
Sadri Zenel Gashani 17-10-1954 20-03-1999 45 vjeqar
Hajrullah Sherif Gashani 25-06-1955 30-04-1999 44 vjeqar
Mihane Arif Gashani 17-11-1973 26-09-1998 25 vjeqare
Faton Ramadan Gashani 26-04-1974 17-05-1999 25 vjeqar
Fatmir Isuf Gashani 09-01-1982 30-04-1999 17 vjeçar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024