25.482 familje përfitojnë nga skema e ndihmës sociale për muajin maj
Lexohet për: 1 min.
Agjencioni i statistikave te Kosoves (2)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot “Statistikat e Mirëqenies  Sociale”, sipas të cilit gjatë muajit maj 2022 nga skema e ndihmës sociale përfituan 25.482 familje me 100.608 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara përfituan 2.648 familje.

Ndërsa nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 149.794 përfitues, pensionet kontribut-pagues të moshës 49.975, pensionet familjare 3.372, pensionet invalidore 64, pensionet e Trepçës 1.899, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1.249.

Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 657 përfitues, kompensimet për personat e verbër 1.776, personat me aftësi të kufizuara 18.081, personat paraplegjik dhe tetraplegjik 2.277, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.213 dhe nga skema për veteranët e luftës 36.907 përfitues.

Ndërsa gjatë muajit maj 2022 janë braktisur katër fëmijë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025