24 vjet nga “Epopeja e Çabratit”
Lexohet për: 1 min.
Uçk-foto_Xhemail-Sllovinja-4
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në Gjakovë do të kujtohet 24-vjetori i “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës janë flijuar dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të  vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëherë kanë qenë në qytet, do të kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Kjo betejë ka qenë e rëndësishme për faktin se misioni i luftëtarëve të lirisë ka qenë mbrojtja e mijëra civilëve në qytetin e Gjakovës.

Në këtë betejë kanë rënë shtatë dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025