24 vjet AAK, Haradinaj: Të bashkohemi kundër degradimit të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka shënuar përvjetorin e 24-të të themelimit të saj si parti. Kryetari Ramush Haradinaj në fjalën e tij para të pranishmëve, ka thënë se AAK është themeluar në momente vendimtare për vendin. "Aleanca është krijuar në momente vendimtare për vendin. Në kohën kur sapo kishim dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe kur kërkohej kontributi i secilit prej nesh, jo vetëm për ndërtimin e vendit, por edhe për shërimin e plagëve të kësaj lufte, e për paqëtimin e shoqërisë që në vitet e para të pasluftës, ishin mundu me e nda në dysh; në NE që na quanin “krahu i luftës” dhe në ata që i quanin “krahun e rezistencës paqësore", ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024