Masakra e burgut në Dubravë nga regjimi i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq është përkujtuar 25 vjet më pas nga të mbijetuarit si dëshmi e gjallë torturës së tmerrit të ushtruar ndaj shqiptarëve asokohe.
Të mbijetuarit e masakrës ndjejnë dhimbje të madhe për humbjen e jetëve të mbi 160 personave dhe plagosjen më shumë se 300 shqiptarëve të tjerë.Për të kujtimet e atyre ditëve vazhdojnë të jenë të freskëta e ngulitura thellë në mendjen e tij. Ai thotë se rikthimi i tij nga "vdekja" dhe sfidat të cilat kaloi pas masakrës, e kanë bërë ende më të fortë.
I mbijetuari tjetër i masakrës Bajrush Xhemaili tregon se së bashku me të burgosurit e tjerë është bërë i mundur tërheqja zvarrë e mbi 100 të plagosurve në mënyrë të shpëtimit të tyre, pavarësisht që ata duhej të kalonin nëpërmjet gjuajtjeve me snajper nga kulla vrojtuese. Ai kujton me dhimbje mënyrën se si ka arritur të shpëtojë, por të njëjtin fat nuk e patën edhe shumë të burgosur të tjerë politikë.
Masakra e burgut në Dubravë është kryer prej 19-24 maj 1999. Aty janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë. Brenda burgut gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e viktimave të kësaj masakre.
Lajmi i plotë në sistemin me paraburgim